Kreu

JAM
NJËLLOJ
ME JU!

Gjuha e shenjave është e drejta e njeriut. Jam një fëmijë që nuk dëgjoj, por jam njëlloj me ju!

Mirësevini në I-Learn/Unë Mësoj

Projekti ynë

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike po zbaton projektin “I-Learn/Unë Mësoj” të financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA, në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Fakultetin e Shkencave të natyrës, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë, Institutin e nxënësve që nuk degjojnë dhe Organizatën Italiane CESTAS.

Projekti ka si objektiv ofrimin e një platforme dixhitale për njerëzit që nuk dëgjojnë duke kontribuar në integrimin e tyre tërësor në shoqëri si dhe pajisjen me tableta elektronike. Platforma do të përfshijë programe, leksione për përdorimin e gjuhës së shenjave, ushtrime të posaçme për këta nxënës si dhe lojëra interaktive. Kohëzgjatja e projektit është për një periudhë prej 24 muajsh.

Më shumë

Mirësia është gjuha të cilën personat që nuk dëgjojnë mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin

IADSA Donator